Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas EMSC-së tërmeti është 5.2 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra është në Burrel dhe 29 kilometra nga Tirana.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që është shoqëruar edhe nga një tërmet më i vogël.