LAJM I FUNDIT/ Mandati i organeve të vettingut, grupi i PD merr vendimin

0

Partia Demokratike ka përfunduar mbledhjen e saj e cila nisi mëngjesin e sotëm në orën 09:00 dhe ka marrë vendimin të jetë pro zgjatjes së organeve të vettingut.

Burime bëjnë me dije se kreu i PD Lulzim Basha ka thënë gjatë mbledhjes se do të mbështesin hapay për luftën kundër korrupsionit dhe për drejtësi.

Po ashtu sot në Kuvend do të votohet shtyrja e afateve për organet e vettingut, dhe në seancën plenare të orës 10:00 pritet të ketë diskutime mes mazhorancës dhe opozitës.

PD tashmë është pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut por duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës terriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore (gjë që ka Basha e ka deklaruar prej kohësh si prioritet). Këto janë dy reforma themelore për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë si dhe rindarjen territoriale.

Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.

Kujtojmë se zgjatjen e afateve të Vettingut e ka kërkuar Partia Socialiste, nismë kjo e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, që nga ana e tyre, kërkojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Mësohet se kryedemokrati ka thënë gjatë mbledhjes po ashtu se në fokus janë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke theksuar se duhen konsultime me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i garantuar.

Ndërsa lidhur me reformën territoriale Basha ka thënë se grupi i punës bashkë me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu