LAJM I FUNDIT/ Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, Gjykata vendos masën e sigurisë për drejtorin e shkollës

0

Gjykata e Pogradecit vendos masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin Haxhillari. Sipas avokatit të tij, ai nuk i pranon akuzat dhe e shfaq veten të pafajshëm ndaj akuzave.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të ccështjes në gjykim. Prania e familjarëve të të akuzuarit kanë pritur në ambjentet e jashtme të gjykatës, për shkak të ccështjes nuk janë lejuar në ambjentet e brendshme.

Jashtë kamerave familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj dr të shkollës së Stropckës, duke thënë se familjarit të tyre i është ngritur kurth për shkak të postit. 59 vjeccari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy 14 vjeçareve. Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu