LAJM I FUNDIT/ Nisin shkarkimet e para në Policinë e Shtetit, largohet…

0

Ka nisur furtuna në policinë e Shtetit, ndërsa i pari që është larguar nga detyra është shefi i sigurisë publike Gjovalin Loka.

Loka e mbante postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, që prej 15 shkurtit të vitit 2018.

Burime bëjnë me dije se ai pritet të emërohet në një funksion tjetër në strukturat e policisë së shtetit.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm për ndryshime dhe riformatime rrënjësore në Policinë e Shtetit.

Loka ka qenë shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, duke vijuar më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si në Lezhë, Shkodrë dhe Vlorë.

Loka u emërua në detyrën e shefit të sigurisë publike nga ish-ministri Sandër Lleshaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu