LAJM I FUNDIT/ ‘Nuk e njohim’, ja me kë u ballafaqua sot Lefter Koka në ambientet e SPAK

0

Këtë të premte në seancën për rivlersimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit Lefter Koka, janë bërë edhe ballafaqimet me deklarimet e 5 anëtarëve të komisionit të trajtimit të inceneratorëve.

Përpara gjykatës palët janë njohur me këto deklarime, ku anëtarët kanë thënë se nuk kanë njohje me ish-ministrin. Gjithashtu në deklarimet e tyre ata kanë thënë se kanë ndjekur të gjitha procedurat për dhënien e këtij koncesinoni.

Sipas tyre koncesioni i Elbasanit është dhënë pasi janë bërë të gjitha vlersimet. Pas ballafaqimit të këtyre deklaatave, nëpërmjet avokatit të tij, në seancën për rivlersimin e masës së sigurisë, Koka ka pretenduar se këto deklarata e lehtësojnë pozitën e tij, por kjo kërkesë është refuzuar nga SPAK.

Sipas strukturës së posaçme procedurat e ndjekura, nga ish-ministri kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Në fund gjykata pranoi kërkesën e spak duke vendosur që Koka të qëndrojë në burg, deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Ndërkohë, Fax neës mëson se ish-ministri, përveç ballafaqimit me anëtarët, do merret në pyetje për të dhënë deklarimet e tij edhe për koncesionin e Inceneratorin e Fierit dhe Tiranës. Pritet që në ditët në vijim ai të thirret nga prokurori Dritan Prençi për ti marrë deklarimet.

Kujtojmë që një javë më parë në pyetje nga SPAK u mor edhe kreu i bashkisë Fier Armando Subashi. Përveç Subashit, në pyetje janë marrë edhe punonjës të drejtorisë rajonale të mjedistit lidhur me procedurën e dhënies së kërij koncesioni.

Hetuesit e SPAK përveç delarimeve të marra nga zyrtarët kanë sekuestruar edhe shumë dokumete. Këto veprime synojnë të zbulojnë nëse ka pasur shkelje në lidhje me lejen mjedisore dhe atë ndërtimore pas zhvendosjen së vendjt të ndërtimit të inceneratorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu