Një biznes është përfshirë nga flakët. Ngjarja mësohet të ketë ndpdhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të biznesit. Si pasojë, ka vetëm dëme materialr pasi në momentin që ambienti ka marrë flakë nuk ka pasur persona brenda. Zjarrfikësja ka shuar flakët dhe po hetohet për shkakun.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.