Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë Krujë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë pas djegies së banesës.
Mësohet se shtetasi me iniciale H.A., 92-vjeç ka humbur jetë pasi zjarri ka përfshirë banesën e tij si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një furnelë.
Njoftimi i policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.