Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ku disa prej ministrave kanë njoftuar vendimet e marra.
Frida Krifca: Në vitin 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 3.2 miliardë lekë, duke rritur produktivitetin e fermerëve shqiptarë, ne kemi punuar fort për rritjen e standardeve. Ne duam të rrisim kapacitetin dhe standardet.
Edona Bilali: Sot kaluam projektligjin për mbështetjen e start-up, kemi dhënë përkufizimin e koncepteve. Në programin e qeverisë është parashikuar 10 milionë euro, për startupet për 4 vite, është mbështetja më e madhe që është bërë ndonjëherë.