LAJM I FUNDIT/ Plagosen tre persona me sendet të forta, paraqiten në spital

0

SARANDË- Mbrëmjen e sotme 3 shtetas të plagosur janë paraqitur në spitalin e Sarandës. Mësohet  se të plagosurit janë pjestare të një familje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende të forta.

Të plagosurit janë pjestarë të familjes Avduli. Dyshohet se familja Avduli është përplasur me anëtarin e një familje tjetër për motive pronësie. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim. Siç raportohet i shpalluri në kërkim është person me precedentë të mëparshëm penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu