DVP Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.
—
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin;
E. Z., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis dhe heroinë, si dhe një përforcues grushti metalik.
Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.