LAJM I FUNDIT/ Rama në SHBA, presidenti Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të nisë në orën 16:00, dhe janë thirrur që të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Burime thonë se në fokus të mbledhjes së sotme të Metës, do të jetë situata e tensionuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.