LAJM I FUNDIT/ Rivarrosen eshtrat e 37 ushtarëve grekë në Këlcyrë

0

Vazhdon rituali i rivarrosjes se eshtrave ne varrezat e ushtareve greke ne Manastirin e Grykes se Kelcyres. Kane qene eshtrat e 37 ushtareve greke te rene ne luften Italo-Greke ne periudhen 1940-1941 te cilat jane rivarrosur ne kete varreze ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtareve helene. Ceremonia eshte mbajtur larg syrit te medias. Ne kete ceremoni kane qene prezent perfaqesuesit me te larte te klerit ortodoks te Mitropolise se Gjirokastres.

Ka rene ne sy pjesmarrja e konsullit grek te Gjirokastres Dimitris Saharidis sekretare e ceshtjeve politike ne Ambasaden Greke ne Tirane, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonise Perendimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas qe eshte nga komiteti i eksperteve shqiptaro- grek per zhvarrimin e eshtrave te ushtareve greke, si dhe oficere te Ushtrise Greke. Rivarrimi i eshtrave te 37 ushtareve greke do te pasohet nga rivarrime te eshtrave te tjera kur te ndermerret zgjerimini parceles se varrezave aktuale ne krahun lindor te saj pasi nuk ka mundesi per rivarrime te tjera qofshin keto dhe murale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu