LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohet sasi e madhe droge në Vlorë, arrestohet…(DETAJE)

0

Mëngjesin e sotëm Policia e Vlorës ka sekuestruar 6 kg drogë të shtetasit Leonidha Papa pas një kontrolli të kryer në banesën e tij.
38-vjecari, banues në fshatin Treblovë të Vlorës u arrestua në flagrancë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ku iu gjetën në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:
Vlorë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu