LAJM I FUNDIT/ Sherr me thíka me të rinjve, në pranga 3 persona

0

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes tre të rinjve në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Konflikti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:

B. S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu