Një kabinë elektrike e cila është në afërsi të spitalit Shefqet Ndroqi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke shkaktuar panik te kalimtarët e rastit por edhe te familjarët e pacientëve të shtruar.
Mësohet se flakët e përhapura fillimisht në kabinën elektrike, përparuan dhe në drejtim të godinës së spitalit, por fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejt, duke shmangur pasojat në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll.