LAJM I FUNDIT/ Shpërthimi me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, reagon për herë të parë Armand Duka

0

Kreu i FSHF-së Armand Duka ka deklaruar mbrëmjen e sotme me ironi se në Shqipëri krimet zgjidhen shumë shpejt.

Këto ishin fjalët e para të kreut të FSHF-së pak minuta pasi një sasi lëndë eksplozivi shpërtheu në portën e shtëpisë së tij.

Pjesë nga intervista

Kush ishte ne shtepi ne momentin e ngjarjes?

Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. E ka dëgjuar e gjithë Durrësi. Familja ime, djali, gruaja, unë tani erdha.

A ka dëmtime?

Jo, nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa.

Ku dyshoni?

I kemi edhe kamerat e rrugës, shtëpisë, kam filmimet. Një njeri me kapuç është afruar tek porta ka vënë dinamitin. Nuk ia kam idenë. Maksimumi deri nesër do e dimë kush e ka vënë, këta nuk lënë krim pa zgjidhur.

Po deklaratat e zotit Veliaj?

C’lidhje ka me filmat e Veliajt.

Keni dyshime se kush e ka bërë?

Unë s’jam polic



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu