Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese për presidentin e vendit Ilir Meta, e cila pritet të shprehej nesër. Shkak për këtë është bërë infektimi me Covid i relatorit Përparim Kalo.
Tashmë seanca për fatin e presidentit Meta do të mbahet në datën 1 Shkurt.
“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, njofton Gjykata Kushtetuese.