LAJM I FUNDIT / Sot seanca e radhës për Saimir Tahirin në Apelin e GJKKO

0

Pritet të zhvillohet sot në orën 10:00 seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo seancë vjen një ditë pas dorëheqjes së gjyqtares Daniela Shirka, e cila u zëvendësua nga gjyqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020. Pjesë e trupit gjykues për ish-ministrin e Brendshëm janë Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu