LAJM I FUNDIT/ Sulmohet me tritol Presidenti i FSHF Armand Duka

0

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë se kreut të FSHF-së, Armand Duka.

InfowebTv mëson se shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, shumë pranë banesës së Dukës, i cili nuk ndodhej në shtëpi pasi po shihte derbin.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë burime nga FSHF konfirmojnë lajmin e këtij shpërthimi shumë pranë banesës.

Mësohet po ashtu se në momentin e shpërthimit në shtëpinë e tij gjendeshin bashkëshortja dhe djali. Infowebtv sjell dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

 

 

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu