LAJM I FUNDIT/ Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun

0

Partia Socialiste do të dërgojë në SPAK kryetaren e Komisinit Hetimor Parlamentar Jorida Tabaku, pasi sipas tyre ka tentuar që të ushtrojë ndikim te kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Me kërkesë të saj, Tabaku kërkoi sot takim me Krajën, dhe e realizoi në mëngjes, që sipas socialistëve është në shkelje të ligjit.

Felaj: Maxhoranca do të kallëzoj në SPAK deputeten Jorida Tabaku, për vepra penale, e para për ushtrim të paligjshëm të ndikimit te funksionarët publikë, dhe e dyta për shpërdorim detyre. Tabaku është takuar me organet e drejtesisë, duke mos qenë e mandatuar nga ky Komision.

Tabaku ka kërkuar nga SPAK mbështetje publike për PD, ende pa mbaruar hetimin ku komision. Deklaratat e Tabakut pas takimit në SPAK janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Komisioneve Hetimore. Nuk keni respekt për këtë komision të cilin e keni kërkuar vetë. Keni shkelur në menyrë flagrante ligjin. I kërkojmë SPAK që të ketë një reagim publik për këtë çështje.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është, a ka mundësi të pushosh? Me qetësi zonja Felaj, ju dëgjova, më lini që të flas. E përmenda faktin që zonja Felaj nuk ishte për një javë… këtu është e pamundur, pusho se do të flas unë. Pusho, pusho se do të marr masa që të të përjashtoj. I kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të përjashtohet zonja Felaj, nëse e përsërit një gjë të tillë.