Te shtena me arme zjarri jane regjistruar mbremjen e sotme ne lagjen Xhabiej ne Shkoder.
Disa persona kane qelluar ndaj njeri tjetrit ne nje shkembim zjarri.
Policia ndodhet ne vendngjarje per hetimet e para. Deri me tani nuk raportohet per persona te plagosur.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.
Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.