Një tërmet veçanërisht i dukshëm në Athinë ka ndodhur në orën 22:07(me orën lokale).
Sipas vlerësimeve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në rajonin e Evias jugore.
Tërmeti ishte i gjatë dhe gjëmues.
Sizmologu Akis Tselentis raportoi se lëkundjet kanë ndodhur në të njëjtin vend ku ka rënë tërmeti në mëngjes, ndërsa vlerëson se nuk duhet të presim lëkundje më të forta.
Nga ana e tij sizmologu Gerasimos Papadopoulos tha se është ndjerë fuqishëm dhe se fenomeni është shqetësues.
Kujtohet se tërmete të njëpasnjëshme prej më shumë se 4 Rihter kanë ndodhur në Evian Jugore mëngjesin e së martës dhe ky tërmet konsiderohet si vazhdimësi e të njëjtit fenomen.
Lëkundjet e mëngjesit shkaktuan çarje në shtëpi në Evia dhe shqetësim të madh te banorët.