LAJM I FUNDIT/ Terror në Shkodër, 3 persona të armatosur grabisin bankën

0

KOPLIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në Koplik.

Nga raportimet e para bëhet me dije se 3 persona të armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë. Hajdutët nën kërcënimin e armëve pasi morën paratë janë larguar në dalje të qytetit me një makinë tip “Golf” i zi.

Policia bën me dije se makinës i është vendosur flaka në dalje të qytetit ndërsa vijon puna e uniformave blu për të kapur grabitësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu