LAJM I FUNDIT/ Tronditet Tirana, shpërthim me tritol në katin e dytë të pallatit

0

Një shpërthim ka ndodhur në një pallat në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë, në zonën e Alliasit.

Mësohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në shkallët e katit të dytë të një pallati.

Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, dhe ka shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Vijon…