Lajm i fundit/ (Video) – Tronditet Vlora, një vajzë plagoset me armë zjarri në mes të qytetit. Policia…

0

30-vjeçari Fadil Nikaj, me banim në Shkodër është autori i plagosjes së një të reje në mes të lokalit pranë poliklinikës në Vlorë. Policia njofton se të riut i janë gjetur edhe dy granata dore, përveç armës me të cilën qëlloi 20-vjeçaren, e cila është dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

E reja ishte nga Berati dhe kishte shkuar në Vlorë për studime, ndërkohë që ajo është tërhequr zvarrë në lokal dhe më pas është qëlluar me armë nga Nikaj. Ky i fundit është neutralizuar në kohë nga ana e Policisë, dhe është dërguar në komisariatin e policisë.

Nuk dihet ende nëse të rinjtë kanë qenë në një lidhje mes tyre, por të gjitha indiciet thonë se kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.201, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu