LAJM I FUNDIT/ U kapën me 62 kilogramë drogë, Gjykata lë në burg 7 të arrestuarit

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 7 të arrestuarit  në kuadër të operacionit “Motoristi”.

Gjykata ka lënë në burg shtetasit: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala dhe Alfred Sefa.

Prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar “arrest me burg” për 7 të arrestuarit mbi të cilët rëndojnë akuzat “Trafikimi i armëve dhe Municioneve”, “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

7 trafikantët janë arrestuar 3 ditë më parë pasi po tentonin të transportonin rreth 62 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabit, me 3 mjete të ndryshme nga Vlora në drejtim të Fushë-Krujës.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu