Një ngjarje e rëdë është shënuar sot në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e rrëzimit aksidentalisht nga kati i 15-të i pallatit në katin e 14-të ka ndërruar jetë shtetasi H.I i cili punonte si roje.
Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftim i Plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.