Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Lezhë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Bëhet me dije se në makinë ka qenë një familje prej katër personash, ndërkohë që e lënduar ka mbetur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet se cila është shkaku i aksidentit, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia mbi këtë ngjarje.