Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka reaguar në lidhje me 4 shtetasit e saj që humbën jetën të premten e kaluar në Qerret, trupat e të cilëve janë tërhequr sot nga familjarët.
Ambasada paralajmëron se trupat do ti nënshtrohen një ekspertize mjekoligjore në momentin që do të mbërrijnë në shtetin rus, në bazë të procedurave ligjore që ky shtet ndjek.Postimi i ambasadës:
Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.
Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.