Vrasja e Alket Muhos në 2018 pas sherrit për pronat, gjykata e Gjirokastrës dënon me 37 vite burg babë e bir Et’hem dhe Dino Muhon. Përkatësisht Et’hem Muho është dënuar me 20 vite burg ndërsa Dino Muho me 17 vite burg.
Prindërit e Alket Muhos nuk pranojnë vendimin, duke aluduar se gjyqtarja kishte zbutur dënimin e vrasëse. Ata kërkuan që çështja të shkonte në SPAK.