LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, zbulohet kërkesa e prokurorisë për vëllezërit, pistat dhe zhdukja e provave

0

Arrest me burg, do kërkojë prokurori Ardiano Dyrmishi, për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Ndaj Fredi Rrushit, i cili sipas prokurorisë është personi i fundit që ka takuar viktimën pas zhdukjes dhe se ai dyshohet si autori kryesor i ngjarjes, prokuroria ka ngritur akuzat për  “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.

Ndërsa për vëllanë e tij janë ngritur akuzat e  “Veprimeve që pengojne zbulimin e te vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“. Seanca pritet të të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës në orën 10:30. Prokuroria dyshon se Pajtimi është bashkëpunëtor në ngjarje.

Referuar hetimeve të deritanshme rezulton se ai i  nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti Passat , me të cilin udhëtoi  Hoxha, nga zona e treshit deri më Qafë Mollë, ku edhe u ekzekutuar. Mjeti tip “Pasat” qe ka përdorur Fredi Rrushi, në vrasjen e 43-vjeçarit nuk është gjendur ende, ndërkohë hetuesit nuk kanë gjetur ende as armën e krimit tip psitoletë me te cilën u ekzekutua biznesmeni i inerteve.

Ndërkohë, prokuriria e Tiranës nuk ka asnjë motiv për krimin e rëndëm alibitë janë të shumta, duke filluar nga prishja e pazareve të drogës, borxhet e vjetra, porositë e pambaruara, por nuk përjashtohet as pista se vrasja mund të jetë kryer për motiveve të dobëta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu