LAJM I FUNDIT/ Zgjedhja e presidentit, opozita takim në Kryesinë e Kuvendit

0

Opozita ka zhvilluar takim sot me Mesila Dodën dhe Agron Dukën në kryesinë e Kuvendit për të arritur në dakordësi lidhur me kandidaturën për presidentin e ardhshëm të Republikës.

Pasi mazhoranca dhe opozita ranë dakort për zgjedhjen e një emri në dy raundet që vijnë , deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit ëshë shprehur se PD nuk ka nevojë për një marrëveshje të tillë pasi është akt që tregon se presidenti po i ‘dorëzohet’ Ramës.

Të njëjtën thirrje për të mos mbështetur Alibeajn në këtë proces e ka bërë dhe deputeti Tritan Shehu, duke theksuar se e gjitha është një komedi politike në shërbim të Ramës.

Kujtojëmë se në diskutimet e djeshme Alibeaj tha se të drejtën për propozim e ka vetëm opozita dhe se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk do të ketë raund të katërt ose të pestë, vetëm në rast se opozita bojkoton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu