Një lajm i rëndë sapo është bërë publik. Një ndërtesë në fshatin Reps të Mirditës ka marrë flakë. Mësohet se brenda ndërtesës ka qenë Nikoll Prendi, vëllai i Ndrea Prendit ish kreu të gardës së 21 janarit të 2011.
Bëhet me dije se Nikoll Prendi i ka vënë zjarrin banesës dhe është vetëflijuar.
Nikoll Prendi jetonte vetëm në shtëpi dhe nuk ua ka hapur derën fqinjëve të tij të cilët kanë dashur të ndihmonin pak para se t’i vinte zjarrin banesës.