LAJM I FUNDIT/ Zjarri në komisariatin e policisë, humb jetën njëri prej të arrestuarve, plagoset një efektiv policie

0

Ka rezultuar fatal zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në komisariantin numër 5 të Kamzës teksa shtetasi A.M ka humbur jetën në spital si pasojë e asfiksimit. Sipas njoftimit të publikuar nga policia, ky shtetas ishte i ndaluar dhe po qëndronte në qelitë e paraburgimit.

Ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet D.I i cili gjithashtu ka qenë i ndaluar. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe efektivi i policisë, shtetasi H.B. Të dy këta persona po marrin trajtimin e duhur nga mjekët e spitalit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të zjarrit të rënë në komisariatin e Kamzës, të ndalurit si të dyshuar se kanë kryer vepra penale janë nxjerrë nga ambientet e paraburgimit. Burime policore bëjnë me dije se këta të ndaluar janë shpërndarë dhe janë transportuar në 5 komisariatet e tjera të policisë Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu