Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në ndeshjen e rëndësishme kundër Liverpool, për raundin e 1/16-të të Champions League. Një lajm i keq ka ardhur për skuadrën zikaltër, kampionët e Italisë do të duhet të bëjnë pa Nicolo Barellan në dy përballjet që do të luhen.
Kartoni i kuq i marrë në takimin ndaj Real Madrid në muajin dhjetor ka bërë që UEFA ta skualifikojë me dy ndeshje. Sipas “Gazzetta Dello Sport”. Reagimi i Barellës ndaj Militaos duket se nuk do të falet nga UEFA, pavarësisht se nuk ishte gjest i dhunshëm, por instiktiv. Skuadra e Interit nuk ka ndërmend që ta apelojë vendimin, i cili ende nuk është zyrtar. Zikaltrit mbetën të pakënaqur me mesfushorin, nga i cili kërkojnë më shumë përgjegjësi në fushën e lojës.