Lajm i keq për PSG/ Dëmtohet Lionel Messi, ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave

0

Lionel Messi është dëmtuar dhe ndaj Leipzig në Champions League nuk do të luaj.

Klubi i PSG-së ka bërë me dije se Messi nuk do të fluturojë me ta për në Gjermani. Nesër PSG do të ndeshet me Leipzig për raundin e katërt të grupeve.

Francezët zotërojnë grupin me 7 pikë në 3 ndeshje, ku kanë 2 fitore dhe 1 barazim. “Demat” ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ku shpresa për të mundur PSG-n duket pothuajse e pamundur.

Lionel Messi u zëvëndësua ditën e premte ndaj Lille në minutën e 46’ pasi ndjeu dhimbje në këmbë. Argjentinasi vuan nga një inflamacion në i kofshës së majtë .

Gjithashtu ai është në dyshim edhe me ndeshjen ndaj Bordeaux të shtunën, ku do të studiohet mirë gjëndja e numrit 30 të Parisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu