Lajm i trishtë për sportin shqiptar, Covid-19 i merr jetën personazhit të njohur

0

Një tjetër humbje e dhimbshme në luftën me Covid-19. Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Ylli Tare, nje zyrtar i njohur dhe i respektuar në sheëbim të sportit dhe futbollit. Pas dy muajsh lufte me sëmundjen, zemra e tij pushoi se rrahuri. Ylli Tare ka qenë një ndër zyrtarët më të njohur, me nje kontribut të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar ndër vite.

Ylli Tare

Ai ka qenë për shume vite, drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i Stadiumit Kombetar, duke lenë gjurmë të pashlyera për profesionalizmin dhe dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçanti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu