Është arrestuar vëllai i Nuredin Dumanit, i arrestuar pak kohë më parë në Fier. Mësohet se vëllai i tij është arrestuar në portin e Durrësit, në tentativë për t’u larguar drejt Italisë.
Nuk dihet nëse Roland Dumani akuzohet për ndonjë vepër penale, por do të merret në pyetje nga blutë e Durrësit.
Nuredin Dumani është një personazh i njohur i botës së krimit në vend.
Ndërkaq nga dëshmitë e Dumanit, SPAK u vu në lëvizje dhe lëshoi 32 urdhër-arreste ndaj njerëzve të botës së krimit, të përfshirë nga ngjarje të rënda, vrasje me pagesë che ekzekutime mafioze.
Si përfundim u zbuluan 8 grupe kriminale, që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan.