Lajme jo të mira për Barcelonën, 3 lojtarë dëmtohen në ndeshjen ndaj Celta Vigo

0

Për të mos mjaftuar barazimi ndaj Celta Vigo me rezultatin 3-3, Barcelona merr dhe tre lajmë negative gjatë asaj ndeshje.

Katalanasit tashmë kanë 3 dëmtime të reja në klub. Ansu Fati, Eric Garcia dhe Nico Gonzalez janë dëmtuar ndeshjen e djeshme. Fati u largua në pjesën e parë pasi përjetoi një tërheqje muskulare në kofshë pasi ishte duke vrapuar. Për klubin është një shqetësim i madh sepse ndeshjet e fundit Ansu Fati ka qënë një lojtar shumë I rëndësishëm. Talenti spanjoll tashmë do të humbasi dhe ndeshjet me kombëtaren e tij.

Eric Garcia gjithashtu u largua nga fusha e lojës në pjesën e parë pasi pati një shqetësim në pulpë. Ndërsa në pjesën e dytë Nico Gonzalez u largua pas një problemi muskular.

Tashmë në infermierinë e Barcelonës ndodhen 11 lojtarë ta dëmtuar. Dest, Pique, Sergi Roberto, Pedri, Braithëaite, Dembele, Aguero, Neto dhe tashmë Ansu Fati , Eric Garcia, Nico Gonzalez janë të gjithë lojtarët e dëmtuar nga Barcelona.

Xavi sapo ka gjetur një ekip “gjysmak” por ai shpreson që pas pushimit me kombëtaret të rikuperojë shumicën e lojtarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu