Lajme kronike nga Peqini, Elbasani dhe Librazhdi gjatë orëve të fundit

0

Arrestohet 28-vjeçari në Peqin, iu gjet armë zjarri trofe

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, me precedent penal për vjedhje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një armë zjarri trofe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dhunë ndaj bashkëshortes, nis procedimi penal për 48-vjeçarin në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Konflikt fizik mes dy shtetasve, nis procedimi penal në Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. V., 19 vjeç dhe A. G., 27 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta.

Vjedhje pajisjesh shtëpiake në Paulesh, po punohet për kapjen e autorëve

Më datë 14.03.2025, shtetasi B. M., 67 vjeç, ka kallëzuar në polici se në fshatin Paulesh, në banesën e djalit të tij që ai e ka në ruajtje, dyshohet se janë vjedhur disa pajisje shtëpiake. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.