Lajme për dembelët: Çfarë po ndodh në botë?

0

Zbulohet një variant i ri Covid-19 në Afrikën e Jugut

Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut konfirmoi dje zbulimin e një varianti të ri të koronavirusit që duket se është përhapur me shpejtësi në disa pjesë të vendit. Eshtë ende e paqartë nga erdhi si fillim ky variant i quajtur B.1.1.529, por deri tani janë konfirmuar raste në Afrikën e Jugut, Botsëana dhe tek një udhëtar që shkonte nga Hong Kong-u drejt Afrikës së Jugut.

Nga kërkimet e deritanishme, ekspertët kanë arritur në përfundimin se ky variant i ri ka një numër të lartë e të pazakonte mutacionesh dhe pritet të ketë edhe më shumë nga çfarë janë zbuluar deri tani. Çfarë i tremben ata është transmetimi i shpejtë, por është ende herët për të thënë nëse vaksina ka ndikim tek ky lloj varianti ose jo.

Rusi: Zjarri brenda një miniere shkakton 11 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar

Rreth 40 të plagosur dhe të paktën 11 viktima janë shkaktuar nga shpërthimi tragjik i një miniere në Rusi. Sipas të dhënave të para nga autoritetet vendase thuhet se ka qenë pluhuri i qymyrit që ka marrë flakë dhe se tymi ka mbushur me shpejtësi minierën Litsvyazhnaya përmes sistemit të ventilimit.

Gjatë atij momenti, plot 239 njerëz janë evakuar e ndërsa 46 minatorë të tjerë mbetën të bllokuar në tokë.

Austria është pro vaksinimitë fëmijëve 5-11 vjeç kundër COVID-19.

Ndërkohë që po përjeton një tjetër karantinë totale, Austria rekomandon vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç. Gjatë ditëve të fundit, nisur nga situata e përkeqësuar e infektimeve, fushata e vaksinimit ka rinisur me vrullin e fillimit, nxitur kjo edhe nga masat kufizuese të shtuara për ata që janë të pavaksinuar.

Vendi- 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit

26 nëntori i 2021-it përkon me dy vjetorin e tragjedisë që tronditi Shqipërinë në nëntor të 2019-ës. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i mori jetën 51 njerëzve, duke plagosur shumë të tjerë e duke lënë të pastrehë me qindra familje.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet u prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama, në llogarinë e tij në Facebook shkruan:

“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.”

47-vjeçari në Londër, i pari që provon protezën 3D të syrit

Një britanik është bërë pacienti i parë në botë të cilit i janë vendosur sy të printuara në 3D, sipas spitalit Moorfields Eye në Londër. 47-vjeçarit i është dhënë fillimisht syri i majtë të cilin për herë të parë e ka provuar në fillim të muajit, për ta provuar në lidhje me madhësinë. Gjatë një deklarate, spitali u shpreh se kjo është proteza e parë e plotë dixhitale e syrit që është krijuar për një pacient.

Ky lloj syri është shumë më real se alternativat e tjera pasi është dizenjuar për të pasur definim të qartë dhe thellësi të vërtetë me beben e syrit.

Marrë nga Anabel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu