Lajme të mira nga Ukraina, një numër i lartë lindjesh janë regjistruar që nga fillimi i luftës

0

Në tetë ditët e fundit, 390 foshnja kanë lindur në Kiev – 199 djem dhe 191 vajza.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko, në Telegram.

“Spitalet në qytet kanë atë që u duhet, po punojnë”, shton ai. Institucionet shëndetësore të vendit po i zhvendosin pacientët e tyre nën tokë, në strehimore dhe bunkerë që garantojnë sigurinë e të sëmurëve nga sulmet ajrore ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu