Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ndërruar jetë e gjithë familja e cila po udhëtonte në automjetin tip ‘Toyota’, të përfshirë në aksidentin në aksin Levan-Vlorë. Dy prindërit së bashku me vajzën e mitur nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes së rëndë sipas policisë, ndërkohë që bëhet me dija se ka ndërruar jetë dhe fëmija tjetër i familjas.
Sipas burimeve numri i viktimave shkon në 4, ende nuk dihet se cili prej pjesëtarëve të familjes ka nderruar jetë.
Automjeti me targa greke ku po udhëtonte familja dyshohet se u godit nga mbrapa nga një ‘Audi’ luksoz me shpejtësi tepër të lartë.
Infowebtv