LAJMI I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët shtëpia, ja si duket gjendja e banorëve

0

Një shtëpi në Paskuqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pak minuta më parë dhe banorët kanë dalë jashtë, ku edhe po përpiqen që të shuajnë flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit, i cili  është në përmasa të mëdha.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se në terren janë angazhuar një sërë forcash, pasi flakët kanë përfshirë dhe një grumbuj me dru jashtë shtëpisë. Ndërkohë, pranë ndodhen disa shtëpi, por deri më tani nuk paraqesin rrezik për t’u prekur nga vatra e zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu