“Land Rover-i” del nga rruga në aksin Fier-Leva, plagos 2 pasagjer

0

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Fier, me pasojë plagosjen e dy të rinjve.

Policia njofton se një mjet tip “Land Rover” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke lënë të plagosur dy pasagjerët L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vëndin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu