Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka treguar se në përditshmëri ishte i qetë, por në disa momente e humbte kontrollin.
Ajo tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.
Mes dhimbjes ajo rrëfeu se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë në ngjarje, ashtu siç u aludua në fillim, pasi krimi në familje ndodhi brenda pak minutash.
“Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor. Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën,”- tha ajo.
Po ashtu, ajo shtoi se 43-vjeçari prej kohësh nuk merrte medikamente.
“Erjoni e donte shumë. Kishte kohë që nuk ishte vizituar. Refuzonte të merrte dhe medikamente. Ai punonte prej kohësh që punonte në gomisteri. Ikte në mëngjes dhe vinte në 7, pastaj rrinte në shtëpi. Të dielën dilte xhiro me biçikletë. Donte vetëm qetësi. Kishim dëshirë të bënim një shtëpi tamam. Erjonit i ka ardhur si bombë,”- theksoi ajo.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.