Laporta i vendosur: Ose e pranoni kushtet, ose dera e klubit është e hapur për të gjithë…

0

Bordi i Joan Laporta nuk dëshiron të bjerë në të njëjtat gabime të rënda si paraardhësit e tij dhe e ka shumë të qartë, se kufizimet ekonomike do të jenë të pranishme në kontratat e lojtarëve.

Ata duhet të kuptojnë më shumë se kurrë, se do të paguhen në bazë të kontributeve të tyre. Ata ose e pranojnë këtë kusht, ose dera e klubit është e hapur për të gjithë. Lojtarët tashmë e dine këtë, pot megjithatë presidenti e ka përsëritur këtë edhe një herë në dhomat e zhveshjes.

Të gjithë lojtarët, nga Araujo dhe Gavi, Dembélé dhe Pique, ose nënshkrimet e reja (Christensen, Kessié…) janë të qartë për situatën financiare të Barcelonës, çka nënkupton: kontrata të moderuara, por në të njëjtën kohë edhe të ndryshme. Lojtarët duhet ta kuptojnë se do të ketë diferenca pagash për secilin lojtar.

Prandaj, lideri u shpreh se ai nuk i kupton disa ankesa të lojtarëve. Për shembull, kërkesat e mbrojtësit uruguajan, i cili konsideron se nuk është vlerësuar ashtu siç e meriton, duke marrë parasysh pagën e nënshkrimeve si Christensen, është gjashtë milionë.

Laporta dhe bordi i tij drejtues duan që lojtarët të ndihen të vlerësuar, nëse duan të jenë në “Camp Nou”. Presidenti bëri të qartë, se kontrata me Ousmane Dembélé u prish vetëm për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekonomike. Ky problem është shfaqur edhe te Gavi dhe Araujo në kontaktet e fundit që drejtuesit kanë pasur me agjentët e tyre.

Në orët e fundit, presidenti ka dhënë intervista për disa media katalanase, “Mundo Deportivo” dhe “El Periódico” dhe e ka komentuar publikisht: “Të gjitha do të bazohen në parametra që të gjithë i kuptojnë. Shpresoj të përshtaten me pagat bazë që korrespondojnë me vlerat e tyre”. Mesazhi është i qartë dhe i drejtpërdrejtë.

Presidenti katalanas konsideron, në këtë kuptim, se skuadra duhet të shikojë trajnerin Xavi Hernández, që është një nga profesionistët e Barçës, me një pagë rekord më të ulët : rreth tre milionë euro. Në Katar ai fitonte dy herë më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu