Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” Egli Tako vijon të mbetet në qendër të mediave dhe pas daljes së saj nga “Big Brother VIP Albania”.
Artisja është përfolur shumë si brenda shtëpisë së famshme ashtu dhe jashtë saj për raportin e krijuar me këngëtarin Gjesti si dhe për gjendjen e saj shëndetësore momentalisht, arsyeja që e detyroi të largohej dhe nga gara.
Mesa duket Egli Tako ka zgjedhur të largohet larg Tiranës dhe polemikave duke u “arratisur” në jug të vendit së bashku me mikeshën e saj. Në pamjet e siguruara nga “Kryefjala”, Egli shihet teksa pushon në Palasë Beach Bar – Sky Sport e shoqëruar nga një mikeshë e saj.