Largimi nga Barcelona, gazetari i njohur zbulon të ardhmen e argjentinasit

0

 

Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe e ardhmja e tij do jetë jashtë Spanjës. Sipas gazetarit, Marcelo Bechler, argjentinasi ka vendosur të transferohet te Manchester City.

Bechler ishte i pari që raportoi për transferimin e Neymarit tek Barcelona në vitin 2013 dhe informacionet e tij janë të besueshme.

Bechler u shpreh:

Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i lëndon shpirtin, por ky është fundi i ciklit.
Përveç klubit të Pep Guardiolës, Juventus, Inter dhe PSG spekulohet se janë klubet e tjera të interesuara për transferimin e Messit. Të shohim kë do zgjedhë argjentinasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu