“Largohem nëse…”/ Ronaldo me deklaratën e fundit po frikëson Man United

0

Tashmë ka një atmosferë divorci mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United.

Javën e kaluar sulmuesi portugez u ankua për rezultatet e skuadrës, ndërsa ditët e fundit, përfaqësuesit e tij janë takuar me drejtuesit e klubit për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e klientit të tij.

“Nëse Manchester nuk kualifikohet në Champions, Ronaldo do të largohet”! Kështu i është bërë e ditur klubit nga agjentët e lojtarit. Kontrata e portugezit skadon në verën e vitit 2023, megjithatë klubi duket se ka rënë dakord ta lërë lojtarin të largohet, nëse United nuk kualifikohet në Champions, pasi paga e Ronaldos është shumë e lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu